Shqipëri, 20 persona pësuan lëndime nga moti i keq
BKT
Shqipëri

Shqipëri, 20 persona pësuan lëndime nga moti i keq

RTSH

Moti i keq që përfshiu Shqipërinë pasditen e kësaj të shtune (30 gusht) ka shkaktuar edhe lëndime në njerëz.

Sipas burimeve të RTSH-së bëjnë me dije se në Spitalin e Traumës në kryeqytet janë paraqitur 20 pacientë, ku 10 prej të cilëve po vijojnë të marrin shërbim mjekësor në ambientet e spitalit.

Ata janë goditur nga objekte që u ngritën në ajër për shkak të erës së fortë dhe furtunës që përfshiu Tiranën.

Po ashtu, era e fortë ka thyer edhe disa pemë në kryeqytet, ndërsa shirat e dendur kanë shkaktuar përmbytje në disa qytete. Në Lezhë, Vlorë e Lushnjë uji ka bllokuar disa akse rrugore, teksa ka probleme edhe me furnizimin me energji elektrike në disa zona.


MË SHUME NGA Shqipëri