Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, Rama: Jetoi gjithnjë me kokën lartë
N.M. /RTKlive
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas lajmit të hidhur të ndarjes nga jeta të një prej arkitektëve të parë të kinemasë shqiptare, Dhimitër Anagnosti.
Rama në rrjetin e tij social Facebook e cilësoi Anagnostin “babai i kinemasë shqiptare”, duke theksuar se filmi “Lulëkuqe mbi mure” ka mbetur një ndër kryetitujt e ekranit të kinemasë shqiptare. Ai tutja kujton kohën si u njoh me Anagnostin, ndërsa thekson se ‘Mjeshtri i Madh jetoi gjithnjë me kokën lartë.
“Babai i kinemasë shqiptare, autori i shumë skenarëve që shenjuan rrugën e kinematografisë sonë të re në një kohë tejet të vështirë për ëndrrat krijuese, regjizori i plot filmave të arrirë dhe i filmit kult “Lulëkuqe mbi mure” që ka mbetur sot e gjithë ditën si kryetitulli i ekranit të historisë së filmit shqiptar, mjeshtri i shumërespektuar nga i madh e i vogël dhe vunjotësi kryeneç që mezi e priste verën për t’u arratisur nga qyteti e shkuar poshtë, tek shtëpia e fëmijërisë në Vlorë, e më vonë tek kasollja e tij buzë detit në Jalë, Barba Taqo siç e njoha unë kur isha fare i vogël e ai ende shumë i ri apo Dhimitër Anagnosti, siç e njohin të gjithë dashamirët e filmit dhe tërë ata që e deshën a jo, ndërroi jetë pasi jetoi gjithnjë me kokën lart. Lamtumirë Barba Taqo, u prehsh në paqe Grand Master”, shkruan Rama.























