Çitaku i përgjigjet Haxhiut: Lista Serbe nuk ka si të na shantazhojë
BKT
Lajme

Çitaku i përgjigjet Haxhiut: Lista Serbe nuk ka si të na shantazhojë

RTKlive

Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar nënkryetares së Kuvendit nga Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, pas akuzave të kësaj të fundit se partitë opozitare nuk kanë mundësuar zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb.

"Albulenë, Lista Serbe nuk ka si të na shantazhojë, sepse ne nuk kemi bërë kurrë marrëveshje të fshehta e të ndyra me ta, as kundër veteranëve, as pazare të dështuara për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese", ka shkruar ajo. 

Çitaku ka shtuar se qëndrimi i PDK-së është parimor, në mbrojtje të rendit kushtetues. 

“Qëndrimi ynë është parimor, në mbrojtje të rendit kushtetues, të cilin ju e sfidoni pa fund. Ju mund të provoni ta relativizoni të vërtetën, por nuk mund ta fshini", ka shkruar ajo. 


MË SHUME NGA Lajme