Bislimi dhe Haddad flasin për integrimin evropian të Kosovës
BKT
Lajme

Bislimi dhe Haddad flasin për integrimin evropian të Kosovës

V.Th|RTKlive

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, në margjina të takimeve në Kopenhagë, bashkëbisedoi edhe me ministrin francez të deleguar për Evropën, Benjamin Haddad.

Zyra e Kryeministrit njofton se tema e diskutimit mes tyre ishte integrimi evropian i Kosovës, ku Bislimi ka  theksuar objektivat dhe synimet kryesore në këtë rrugëtim dhe hapat e mëtejshëm të nevojshëm për avancim.

Sipas njoftimit pjesë e bisedës ishte edhe organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 dhe përgatitjet që po zhvillohen për mbajtjen e kësaj ngjarjeje.

Me ministrin Haddad, zëvendëskryeministri Bislimi bisedoi edhe mbi procesin e dialogut dhe zhvillimet në rajon.


MË SHUME NGA Lajme