FSK e FARSH me trajnim të përbashkët bazuar në marrëveshjet mes dy ushtrive
BKT
Lajme

FSK e FARSH me trajnim të përbashkët bazuar në marrëveshjet mes dy ushtrive

V.S|RTKlive

Instruktorë të Forcës e Sigurisë së Kosovës nga Regjimenti i Xhenios, siç ka bërë të ditur FSK-ja, janë duke realizuar trajnim për ndërtimin e urave Ushtarake “Mabey Johnson” për Xhenierët nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë( FARSH).

Tutje, FSK-ja ka treguar se trajnimi është duke u bazuar në marrëveshjet bilaterale në mes dy ushtrive në fushat e interesit të përbashkët, në ngritjen dhe avancimit e kapaciteteve ushtarake.

“Atasheu i ushtarak nga FARSH, Kolonel Beqir Tafili sot, së bashku me KOMRXH OF4 Agron Xhekaj, kanë vizituar ushtarakët gjatë realizimit të trajnimit, ku dhe theksuan rëndësinë e mbështetjes së përbashkët në mes dy forcave”, thuhet në njoftimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme