Vengu: Përfundon kursi i përgatitjes i gjeneratës së re të Forcave Speciale
BKT
Shqipëri

Vengu: Përfundon kursi i përgatitjes i gjeneratës së re të Forcave Speciale

E.Hoti/RTKlive

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu vlerësoi sot përgatitjen e gjeneratës së re të Forcave Speciale.

Ai ka shkruar në rrjete sociale se këmbëngulja dhe ndjenja e shërbimit e të rinjve që konkurrojnë në kursin e Forcave Speciale është mbresëlënëse.

“Pas 6 muajsh sfidash ekstreme, gjenerata e re e specialsave i bashkohet misionit më të vështirë e më të lavdishëm të shërbimit ndaj atdheut”, ka shkruar Vengu.

Sipas tij dyfishimi i aplikantëve tregon se e ardhmja e Forcave të Armatosura është e sigurt mbi supet e këtyre djemve e vajzave të jashtëzakonshëm.


MË SHUME NGA Shqipëri