Shkëmbim përvojash mes NHK-së dhe RTK-së në fushën e mediave online
BKT
Në Fokus

Shkëmbim përvojash mes NHK-së dhe RTK-së në fushën e mediave online

RTKLive

Ekipi i RTK-së, i kryesuar nga drejtori i Televizionit, Rilind Gërvalla, ka vizituar televizionin publik japonez NHK gjatë qëndrimit në Tokio, në kuadër të projektit për ngritjen e kapaciteteve zhvillimore të RTK-së, mbështetur nga JICA. Gjatë ditës janë shkëmbyer përvoja dhe praktika pune në fushën e mediave online, nga udhëheqëset e kësaj fushe në NHK dhe RTK.

Puna në mediat online të RTK-së dhe NHK-së ishte fokusi i prezantimeve dhe diskutimeve gjatë ditës së sotme në Tokio.

Udhëheqësja e Mediave Online në RTK, Valjeta Kosumi, prezantoi punën që bëhet në rrjetet sociale të RTK-së, duke përmendur sfidat dhe synimet për të ardhmen.

“Rregulloret e RTK-së aktualisht nuk e përfshijnë strukturën e re të pozitave profesionale, që janë të domosdoshme për menaxhimin e rrjeteve sociale, si krijuesit digjitalë apo menaxherët e rrjeteve sociale. Kjo na krijon vështirësi si në punësim, ashtu edhe në organizimin e stafit dhe të procesit të punës. Punësimi i të rinjve është thelbësor për zhvillimin e mediave online,” tha Kosumi.

Nga ana japoneze, udhëheqësja e Njësisë së Platformave, Ishikawa, paraqiti punën që bëhet në uebfaqen dhe rrjetet sociale të NHK WORLD. Sipas saj, vitet e fundit fokusi ka qenë përshtatja e formateve për rrjetet sociale dhe përzgjedhja e materialeve më cilësore që prodhohen në televizion, ueb dhe radio.

Ekipi i RTK-së pati gjithashtu mundësinë të vizitojë nga afër studiot e transmetimit ndërkombëtar NHK WORLD dhe të njihet me punën e ekipit të NHK Enterprises.

 


MË SHUME NGA Në Fokus