07:15 / 05.09.2025
Moti në Shqipëri me diell e vranësira të pakta
Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës përgjatë relieveve malore, aty ku edhe do të pasohen nga reshje lokale shiu me intensitet të ulët.
Sipas SHMU-së, era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 14m/s.
Deti do të jetë me valëzim të forcës 1-3 ballë.























