Dita e Humanizmit në Kosovë, në kujtim të shënë Nënë Terezës
BKT
Lajme

Dita e Humanizmit në Kosovë, në kujtim të shënë Nënë Terezës

Sh.Ç|RTKlive

Më 5 shtator, në Kosovë shënohet Dita e Humanizmit, në nderim dhe kujtim të humanistes shqiptare Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur botërisht si Nënë Tereza, e cila u nda nga jeta më 5 shtator 1997.

Gjithashtu, më 4 shtator 2016, në një ceremoni madhështore të mbajtur në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa Françesku e shpalli Nënë Terezën “shenjtorе”, duke e quajtur “shenjtorе e mëshirës” dhe “një ikonë e dashurisë hyjnore”.

Me këtë rast sot nga ora 11:00 do të mbahet një meshë solemne kushtuar humanistes së madhe shqiptare në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.

Shpallja e kësaj date si Ditë e Humanizmit në Kosovë është një shenjë e respektit dhe përkujtimit të përhershëm nga Republika e Kosovës për figurën dhe veprën e saj të jashtëzakonshme.

Qeveria e Kosovës, në shtator të vitit 2022, ka miratuar vendimin për shpalljen e 5 shtatorit si Ditë të Humanizmit. Ky vendim është propozuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe ka hyrë në fuqi pas nënshkrimit nga kryeministri.


MË SHUME NGA Lajme