12:21 / 05.09.2025
Rrahmani, lojtar i muajit në elitën çeke
Sh.Ç|RTKlive
Sulmuesi kosovar, Albion Rrahmani, është shpallur futbollisti më i mirë i gushtit në elitën e futbollit çek.
Kjo u bë e ditur të premten në faqen zyrtare të Ligës Çeke.
Rrahmani ka udhëhequr sulmin e Sparta Pragës gjatë muajit të kaluar, duke shënuar disa gola të rëndësishëm.























