Kosova U21 e nis me barazim fushatën e kualifikimeve
Uran Krasniqi/RTKLive
(E plotësuar, 19:30) Rumania U21 ka dominuar me më shumë goditje dhe posedim të topit, por Kosova U21 ka treguar disiplinë në mbrojtje dhe ka arritur të marrë një pikë të vlefshme jashtë fushe.
Në fund Kosova U21 ka barazuar pa gola ndaj Rumanisë U21 në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2027.
Ndeshja e zhvilluar në “Stadionul Emil Alexandrescu” në Iași të Rumanisë nuk ka pasur gola as në pjesën e parë, as në të dytën, pavarësisht rasteve të krijuara nga të dy skuadrat.
Pas xhirojs së parë, Finlanda U21 kryeson Grupin A me tri pikë falë fitores 7-0 ndaj San Marinos, ndërsa Rumania dhe Kosova renditen në vendin e dytë dhe të tretë me nga një pikë.
Rumania U21 – Kosova U21, pjesa e parë mbyllet pa gola
Është mbyllur pa gola pjesa e parë e ndeshjes mes Rumanisë U21 dhe Kosovës U21, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian të vitit 2027.
Takimi po zhvillohet në “Stadionul Emil Alexandrescu” në qytetin Iași të Rumanisë. Pas dyzet e pesë minutave të para, asnjëra skuadër nuk ka arritur të gjejë rrjetën, duke lënë gjithçka të hapur për pjesën e dytë.
Në Grupin A, pas xhiros së parë, Finlanda U21 kryeson me tri pikë pas fitores së thellë 7-0 ndaj San Marinos.























