20:21 / 05.09.2025
Gjonbalaj: Kosova duhet të luajë me kujdes ndaj Zvicrës
Uran Krasniqi/RTKLive
Ish-futbollisti, Malësor Gjonbalaj, ka folur para ndeshjes mes Zvicrës dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2026, duke theksuar se “Dardanët” duhet të tregojnë kujdes maksimal.
“Kjo është një ndeshje ku Kosova duhet të ketë kujdes. Zvicra ka përvojë. Kjo kombëtare punon mirë në ndërprerje dhe ka një disiplinë në këtë aspekt. Gjithashtu një pikë tjetër e fortë te kjo skuadër janë kundërsulmet. Kosova duhet ta nisë ndeshjen e matur. Mendoj që selektori i Kosovës është munduar ta konsolidojë një formacion që e përballon Kosovën edhe në aspektin fizik”, ka thënë ai.























