KQZ: Mbi dy milionë votues për Zgjedhjet Lokale të 12 tetorit
BKT
Lajme

KQZ: Mbi dy milionë votues për Zgjedhjet Lokale të 12 tetorit

Edina Avdiu / RTK

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar Listën Votuese për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025

Sipas kësaj liste, numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote në këto zgjedhje është: 2,069,098 votues.

Sipas të dhënave nga Lista Votuese, numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime, në Republikën e Kosovës është 2,025,105 votues, ndërkaq numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar me postë nga jashtë Kosovës është 43,993 votues.

Procesi zgjedhor në Republikën e Kosovës, do të organizohet në 938 Qendra të Votimit me gjithsej 2,625 vendvotime, prej të cilave 910 Qendra të Votimit për votimin e rregullt me 2,571 vendvotime dhe 38 Qendra të Votimit për votimin me kusht me gjithsej 54 vendvotime.

Në pikën tjetër të rendit të ditës, KQZ mori vendim për miratimin e përmbajtjes dhe dizajnit të fletëvotimeve për çdo komunë për Zgjedhjet Lokale 2025.

Në kuadër të përgatitjes së Zgjedhjeve Lokale, KQZ mori dhe disa vendime të tjera:

·       Vendim për përcaktimin e formulës për përbëjren e Këshillave të Vendvotimeve për Zgjedhjet Lokale 2025;

·       Vendim për pëcatimin e formulës për përbërjen e ekipeve të numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit për Zgjedhjet Lokale 2025;

·       Vendim për caktimin e numrit maksimal të votuesve në vendvotime për Zgjedhjet Lokale 2025;

·       Vendim për caktimin e numrit të Qendrave të Votimit me kusht dhe vendvotimeve me kusht për Zgjedhjet Lokale 2025;

·       Vendim për mbikëqyrjen e procesit të shtypjes së fletëvotimeve, broshurave dhe Listës Votuese për Zgjedhjet Lokale 2025.

 


MË SHUME NGA Lajme