06:45 / 07.09.2025
Mbyllet sot rruga `Fehmi Agani` në Prishtinë
RTKlive
Sot do të mbyllet për qarkullim rruga “Fehmi Agani” në kryeqytet. Komuna e Prishtinës ka njoftuar se rruga do të mbyllet për shkak të organizimit të edicionit të 6-të të Street Party Prishtina.
“Rruga Fehmi Agani (nga Ambasada e Kroacisë deri te Pompa e Benzinës) do të mbyllet nga ora 08:00 e mëngjesit më 7 shtator 2025, deri në ora 03:00 të mëngjesit më 8 shtator 2025”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se aktiviteti fillon nga ora 12:00 dhe përfundon në ora 22:00























