Dy të vdekur e dy të lënduar, të shtëna me armë zjarri në Shkodër
RTK
Dy persona mbetën të vrarë me armë zjarri, ndërsa dy të tjerë janë plagosur në Shkodër.
Ngjara ndodhi rreth orës 8:50 pranë një lokali në lagjen “Qemal Stafa”, ndërsa viktima mbetën ish-këshilltar i Bashkisë dhe një 31-vjeçar.
Viktima e dytë nuk i mbijetoi plagëve pas dërgimit në spital. Një plagë të lehtë në kraharor mori edhe kamerierja e lokalit.
Dyshohet që shënjestër e sulmit të sotëm ishte 43-vjeçari Erogen Vaso. Biznesmeni ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve, ndërsa më herët ka shërbyer si anëtar i Këshillit Bashkiak dhe ish-kryetar i PBDNJ-së për Shkodrën.
Sipas raportimit të medieve shqiptare, autori i ngjarjes është arrestuar. Ai mësohet se ka hyrë në lokal me kallashnikov dhe ka qëlluar në drejtim të tavolinës ku ndodheshin viktimat. Më pas është larguar në këmbë nga vendngjarja deri sa ka hipur në një veturë. Gjatë tentativës për t’u larguar, automjeti i autorit është përplasur me një makinë tjetër. Ai u arrestua më pas në afërsi të stacionit të trenit.
Autori i dyshuar rezulton të jetë një person i njohur për policinë, pasi ka precedentë penalë. Ai është arrestuar në vitin 2023 me një arsenal armësh i dyshuar si pjesë e një grupi kriminal.























