AUV me memorandum synon të forcojë bashkëpunimin me Hungarinë
BKT
Lajme

AUV me memorandum synon të forcojë bashkëpunimin me Hungarinë

V.S|RTKlive

Thellimi i bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë në fushën e sigurisë ushqimore dhe veterinarisë ka qenë temë diskutimi mes drejtorit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Bekim Hoxha me ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Istvan Dux.

Siç bëhet e ditur nga AUV-i, Hoxha e njoftoi ambasadorin për iniciativën e ndërmarrë për hartimin e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës dhe homologes së saj në Hungari.

“Ky memorandum synon të forcojë bashkëpunimin teknik dhe institucional, duke kontribuar në rritjen e sigurisë ushqimore dhe mbikëqyrjen e importit të kafshëve. Në këtë kontekst, drejtori Hoxha theksoi rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit edhe në sektorin e prodhimeve të qumështit, si dhe në ngritjen e kapaciteteve laboratorike, për të përmbushur standardet evropiane të kontrollit dhe sigurisë ushqimore”, thuhet.

Ndërkohë, ambasadori i Hungarisë  thuhet të ketë vlerësuar iniciativën për thellimin e bashkëpunimit derisa ka shprehur gatishmërinë e shtetit që përfaqëson për të mbështetur Kosovën në këtë drejtim.

“Ai theksoi se sektori i ushqimit dhe veterinës është një fushë tejet e ndjeshme, pasi ndikon drejtpërdrejt në shëndetin dhe jetën e qytetarëve, dhe për këtë arsye meriton një angazhim të vazhdueshëm dhe të përbashkët”, ka thënë ambasadori i Hungarisë.


MË SHUME NGA Lajme