Osmani pret Nuncin Apostolik, kërkon njohje nga Selia e Shenjtë
BKT
Lajme

Osmani pret Nuncin Apostolik, kërkon njohje nga Selia e Shenjtë

RTKLIve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim njoftues Nuncin Apostolik të Selisë së Shenjtë për Kosovën, Luigi Bianco, i cili po zhvillon vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë.nd.

Osmani e uroi Nuncin për detyrën e re dhe shprehu bindjen se kjo vizitë do të forcojë më tej marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Selisë së Shenjtë.

Ajo e cilësoi hapjen e Misionit të Kosovës në Vatikan si arritje të rëndësishme dhe theksoi se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Selia e Shenjtë do të sillte zhvillim të marrëdhënieve edhe më të ngushta.

Gjatë bisedës, presidentja rikujtoi vizitën në Vatikan dhe takimin me të ndjerin Papa Françeskun, duke e quajtur atë një moment të rëndësishëm për miqësinë dhe respektin e ndërsjellë.

Osmani riteksoi përkushtimin e Kosovës për të vazhduar bashkëpunimin me Selinë e Shenjtë nën udhëheqjen e Papa Leos, duke promovuar paqen, dialogun ndërfetar dhe vlerat universale të solidaritetit e humanizmit.

 


MË SHUME NGA Lajme