Sot mbahet Konferenca ‘Një komunitet pa varësi’
BKT
Lajme

Sot mbahet Konferenca ‘Një komunitet pa varësi’

Sh.Ç|RTKlive

Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, në partneritet me Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve, Trust Circle Foundation dhe organizatën Labyrinth, organizon Konferencën Kombëtare me temë "Një komunitet pa varësi".

Konferenca do të zhvillohet sot në orën 10:00, në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe do të hapet nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.

Kosova po përballet me sfida të mëdha në parandalimin dhe trajtimin e fëmijëve dhe të rinjve viktima të abuzimit me substanca narkotike.

Sipas organizatës Labyrinth, numri i përdoruesve ka tejkaluar 30,000, me një rritje të ndjeshme në mesin e të rinjve, ku mosha mesatare e fillimit të përdorimit të drogës ka rënë nga 18 në 16 vjeç në vitet e fundit.

Qëllimi i konferencës është të promovojë dialogun gjithëpërfshirës ndërmjet institucioneve shtetërore, organizatave të shoqërisë civile, profesionistëve dhe komunitetit për të adresuar dhe parandaluar përdorimin e substancave narkotike nga të rinjtë, duke theksuar rëndësinë e qasjes ndërsektoriale, masave parandaluese dhe mbështetjes për rehabilitim dhe ri-integrim.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, përfaqësues të komunave, organizatave të shoqërisë civile, agjencive ndërkombëtare dhe mediave.


MË SHUME NGA Lajme