Gra nga Kosova pjesë e Forumit të Barazisë Gjinore në Sarajevë
BKT
Lajme

Gra nga Kosova pjesë e Forumit të Barazisë Gjinore në Sarajevë

V.S|RTKlive

Sarajeva ka bërë sot bashkë gra nga gjashtë shtete e Ballkanit Perëndimor, në Forumin e Barazisë Gjinore pjesë e Procesit të Berlinit, aty ku Kosova po përfaqësohet nga deputete, përfaqësuese të pushtetit lokal e shoqërisë civile.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari Lila e cila është pjesë e këtij forumi ka thënë se bashkë me përfaqësues të Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar diskutojnë për sfidat dhe mundësitë drejt shoqërive më të barabarta.

“Titulli i konferencës “Drejt Shoqërive të Barabarta: Barazia gjinore si shtytës i procesit rajonal” na kujton se barazia gjinore nuk është vetëm çështje drejtësie, por edhe forcë që nxit zhvillim, paqe dhe integrim rajonal. Nga Kosova jemi të përfaqësuara me diversitet e përkushtim – deputete, përfaqësuese të pushtetit lokal, Policisë së Kosovës, shoqërisë civile dhe Agjencisë për Barazi Gjinore. Bashkë zëri ynë bëhet më i fuqishëm për një rajon më të drejtë dhe gjithëpërfshirës”, ka shkruar ajo.

 

 


MË SHUME NGA Lajme