Menaxheri i Neuer: Nëse Gjermania ka nevojë, ai është gati
F.B/RTKLive
Portieri legjendar i Bayern Munich, Manuel Neuer, mund të rikthehet në Kombëtaren e Gjermanisë, pavarësisht se është tërhequr për t’u fokusuar te klubi.
Këtë e ka lënë të hapur menaxheri i tij, Thomas Kroth, i cili nuk përjashton një rikthim të bujshëm.
“Nëse do të jepja një përgjigje të prerë tani për pjesëmarrjen e klientit tim në Botëror, atëherë do të hapja një temë shumë delikate. Ajo që mund të them është se Neuer është në super formë dhe këtë e shohim çdo javë në fushë,” deklaroi Kroth.
Ai shtoi se nëse trajneri Julian Nagelsmann do të përballej me probleme në portë, atëherë Neuer do të ishte i gatshëm të veshë sërish fanellën e katër herë kampionëve të Botës.
“Po t’i kërkojnë të rikthehet, ju garantoj se Manu nuk do të refuzojë kurrë”, theksoi Kroth.























