Barduani pret në takim diplomaten greke, flasin për sdialogun Kosovë-Serbi
BKT
Lajme

Barduani pret në takim diplomaten greke, flasin për sdialogun Kosovë-Serbi

Sh.Ç|RTKlive

Diplomatja greke, Heleni Vakali është pritur sot në Shtabin e KFOR-it në Prishtinë nga kreu I këtij misioni, Enrico Barduani.

Në njoftim për vizitën e shefes së zyrës së Ndërlidhëse të Greqisë, thuhet se ajo ofroi një mundësi të vlefshme për të shkëmbyer perspektiva mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajonin e gjerë.

“Gjeneral Major Barduani përshkroi angazhimin e KFOR-it për të mbështetur dialogun e lehtësuar nga BE-ja midis Beogradit dhe Prishtinës dhe për të nxitur një mjedis të qëndrueshëm dhe të sigurt për të gjitha komunitetet. Gjenerali Barduani shprehu gjithashtu vlerësimin e tij për përkushtimin dhe profesionalizmin e kontingjentit grek, duke nënvizuar mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë për KFOR-in”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Lajme