Krerët e tri partive në Ambasadën e SHBA-së
BKT
Lajme

Krerët e tri partive në Ambasadën e SHBA-së

Kryetarët e tri partive të cilat në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë, PDK, LDK dhe AAK kanë shkuar në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vetëm pak orë pasi kjo ambasadë njoftoi pezullimin e Dialogut Strategjik me Kosovën.

Sipas njoftimit të Ambasadës amerikane pezullimi erdhi për shkak “të shqetësimeve në lidhje me veprimet e Qeverisë në detyrë që kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta”.

Burime nga partitë politike kanë konfirmuar për RTK-në se takimet po zhvillohen me radhë. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, besohet të ketë hyrë në takim rreth orës 15:00. Pas tij, pritet të zhvillojë takim kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Ndërkohë, edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka konfirmuar për RTK-në se kryetari Ramush Haradinaj ndodhet tashmë në selinë e ambasadës amerikane në Prishtinë.


MË SHUME NGA Lajme