Osmani priti në takim kryediplomaten finlandeze, Elina Valtonen
Edina Avdiu /RTK
(E plotësuar) Presidentja e shtetit Vjosa Osmani ka pritur në takim ministren e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen. e cila njëkohësisht është edhe kryesuese e OSBE-së në Prishtinë.
Diplomatja finlandeze do të takohet edhe me përfaqësues të shoqërisë civile, të Akademisë së Dialogut të OSBE-së, KFOR-it dhe Misionit të OSBE-së në Kosovë.
Pas takimeve, Valtonen do të t’ju drejtohet mediave në selinë e Misionit të OSBE-së në Kosovë, në ora 11:45.
Kryediplomatja finlandeze dhe kryesuesja e OSBE-së viziton Kosovën

A.B. /RTKlive
Ministrja e Punëve të Jashtme të Finlandës, njëkohësisht kryesuesje e OSBE-së, Elina Valtonen, viziton Kosovën.
Sot, në orën 09:20, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e pret në takim.
Po ashtu ajo do takohet me përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të Akademisë së Dialogut të OSBE-së, KFOR-it dhe Misionit të OSBE-së në Kosovë.
Kryesuesja Valtonen do të t’ju drejtohet mediave në selinë e Misionit të OSBE-së në Kosovë, në ora 11:45.























