Përfundon trajnimi, Protokoli i Vlerësimit të Radikalizmit të Terrorizmit
BKT
Lajme

Përfundon trajnimi, Protokoli i Vlerësimit të Radikalizmit të Terrorizmit

V.Th / RTKLive

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se ka përfunduar me sukses trajnimi për TRAP-18 – Protokoli i Vlerësimit të Radikalizmit të Terrorizmit, i cili ka për qëllim t’u mundësojë profesionistëve të sigurisë identifikimin, vlerësimin dhe prioritarizimin e individëve që mund të paraqesin rrezik për përfshirje në veprime terroriste.

Në këtë trajnim morën pjesë zyrtarë nga Njësia e Inteligjencës e Shërbimit Korrektues të Kosovës, Shërbimi i Sprovues dhe Policia e Kosovës, duke shkëmbyer përvoja dhe duke avancuar aftësitë profesionale në fushën e sigurisë.

Aktiviteti u organizua nga ICITAP, si pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm për forcimin e kapaciteteve institucionale në parandalimin e radikalizmit dhe terrorizmit.

Mund të jetë një imazh i 8 persona, persona duke studiuar dhe teksti


MË SHUME NGA Lajme