09:16 / 21.09.2025
Osmani e nis vizitën në SHBA në takim me mërgatën tonë
M.P. / RTKlive
Presidentja Vjosa Osmani ka filluar qëndrimin e saj në SHBA duke takuar diasporën shqiptare.
“Filluam vizitën në SHBA me një takim te përzemërt në mesin e mërgatës sonë në Waterbury, Connecticut! Faleminderit për mikpritjen dhe për dashurinë që gjithmonë e mbani gjallë për vendlindjen”, ka shkruar ajo.
Osmani ka shprehur mirënjohje për Shoqatën “Hasan Prishtina” dhe për bashkëkombësit tanë për pjesëmarrjen!.























