Guardiola: City ka rikuperuar shumë gjëra nga sezoni i kaluar
BKT
Sport

Guardiola: City ka rikuperuar shumë gjëra nga sezoni i kaluar

Uran Krasniqi/RTKLive

Pep Guardiola ka deklaruar se Manchester City ka rikuperuar shumë nga ato që i mungonin sezonin e kaluar, kur mbetën pa asnjë trofe.

Trajneri spanjoll ka folur në një konferencë për shtyp para ndeshjes së Kupës së Ligës ndaj Huddersfield, duke thënë se është i kënaqur me shpirtin luftarak të skuadrës. “Jam krenar për këtë qëndresë. Pas fitores ndaj Manchester United, kemi filluar të rikuperojmë shumë elemente që e kanë përshkruar Cityn për vite me radhë”, ka thënë ai. 

City aktualisht gjendet në vendin e nëntë në Premier League, tetë pikë larg Liverpool që kryeson tabelën.

Guardiola ka shtuar se skuadra e tij ende ka hapësirë për t’u përmirësuar, por ka theksuar se ajo që e gëzon më shumë është forca kolektive dhe mentaliteti i lojtarëve.