‘Dinamo-Fenerbahçe, do të prodhojë një ndeshje dramatike’
BKT
Sport

‘Dinamo-Fenerbahçe, do të prodhojë një ndeshje dramatike’

F.B/RTKLive

Europa League, liga e dytë për nga rëndësia në Evropë, rikthehet në aksion.

Kjo ligë në edicionin e ri që nis sonte, pritet të sjellë duele të ‘nxehta’.

Dinamo Zagreb-Fenerbahçe, është një nga sfidat kryesore të rrethit të parë, ndeshje që mund ta ndiqni në Radio Televizionin e Kosovës.

Analistët e RTK-së, Xhevdet Muriqi dhe Musa Selimi shprehen të bindur se dueli mes gjigantit kroat dhe atij turk, do të prodhojë një ndeshje të fortë dhe dramatike.

Sipas tyre, edhe futbollisti shqiptar Arbër Hoxha, i cili luan tek Dinamo, do të ketë paraqitje të mirë në duel me skuadrën turke.

Ish-futbollisti i gjeneratës së artë të FC Prishtinës, Xhevdet Muriqi thotë se Dinamo Zagreb në çdo aspekt është klubi më i madh në Kroaci.

“Dinamo është klubi më i madh në Kroaci, edhe për nga ana financiare qëndron mjaft mirë, por kohëve të fundit ka pasur disa probleme, por jo financiare. Me ardhjen e Zvonimir Bobanit në krye të klubit, mendoj se Dinamo do të ketë sukses”, ka thënë Muriqi.

“Arbëri ka qenë para një vit një nga lojtarët më të mirë tek Dinamo. E kam përcjell shumë ligën e Kroacisë, por më nderimin e trajnerëve luajti më pak. Megjithatë më ardhjen e trajnerit të ri që e ka sjellë Bobani, mendoj se tashmë do të ketë minutazh më të madhe”, ka pohuar ai.

Duel joshës mes Dinamos dhe Fernerbahçës e parashikon edhe analisti Musa Selimi.

“Është vërtetë kemi të bëjmë më dy klube më renome në të dy shtete dhe në Evropë. Dinamo është ekipi më i madh kroat ku shumë lojtarë nga Dinamo defilojnë në klubet e mëdha evropiane dhe bartin barrën kryesore në reprezentacionin e Kroacisë, derisa edhe Fenerbahce është klub i madh. Ndërrimi i trajnerëve mendoj se do të ndikojë pozitivisht tek klubi turk. Të dy tifozërit janë të flakta dhe do të jetë një ballafaqim i dy ekipeve që posedojnë teknik të jashtëzakonshme. Kthimi i Bobanit tregon se ky klub ka objektiva të mëdha”, ka thekuar Selimi.

Ndeshja mes Dinamos dhe Fenerbahçës fillon në orën 21:00.