Osmani takon Presidentin Embaló, falënderon për përkrahjen ndaj Kosovës
BKT
Foto: Vjosa Osmani / Facebook
Lajme

Osmani takon Presidentin Embaló, falënderon për përkrahjen ndaj Kosovës

V.Th / RTKLive

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Presidentin e Guinea-Bissau, Umaro Sissoco Embaló, në selinë e Kombeve të Bashkuara.

Presidentja Osmani njofton se gjatë takimit, e ka falënderuar presidentin Embaló për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe për kontributin e tij në forcimin e pozitës ndërkombëtare të vendit.

Ajo vlerësoi përkushtimin e tij për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Guinea-Bissau, duke theksuar rëndësinë e thellimit të marrëdhënieve bilaterale mes dy shteteve.


MË SHUME NGA Lajme