Presidentja Osmani në OKB, Nuhiu shpërfaq propagandën e Serbisë
BKT
Lajme

Presidentja Osmani në OKB, Nuhiu shpërfaq propagandën e Serbisë

Sh.Ç|RTKlive

Rinor Nuhiu, këshilltar politik i presidentes Vjosa Osmani, i është kundërpërgjigjur ministrit të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, lidhur me deklaratat e tij për mënyrën se si presidentja Osmani ka hyrë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Nuhiu, në një postim në platformën X, shkruan se “fabrika e lajmeve të rreme” e Aleksandar Vuçiqit dhe Marko Gjuriqit po punon me orar të zgjatur, ndërsa shton se presidentja Osmani është akredituar në përputhje me procedurat standarde të OKB-së, ashtu si çdo kryetar tjetër shteti.

“Gënjeshtër pas gënjeshtre. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, nuk u ‘fut kontrabandë’ në OKB nga ‘një vend tjetër’, as nuk hyri si ‘turiste’. Ajo është e akredituar në përputhje me procedurat standarde të OKB-së, si çdo kryetar shteti tjetër. Serbia mund të bërtasë sa të dojë. Faktet nuk ndryshojnë. Kosova është këtu. Dhe është këtu për të qëndruar. Përgjithmonë, Kosova”, shkruan Nuhiu.


MË SHUME NGA Lajme