Begaj takon Guterres: Shqipëria, rol aktiv në ruajtjen e paqes dhe sigurisë
BKT
Shqipëri

Begaj takon Guterres: Shqipëria, rol aktiv në ruajtjen e paqes dhe sigurisë

atsh

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, zhvilloi sot një takim me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, në kuadër të punimeve të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Biseda miqësore u përqendrua në rolin aktiv të Shqipërisë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë, nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, u shpreh Presidenti Begaj, në një postim në rrjetet sociale.

Begaj gjithashtu vlerësoi sekretarin e përgjithshëm Guterres për lidershipin e treguar gjatë këtyre kohëve sfiduese për Organizatën dhe për forcimin e multilateralizmit.


MË SHUME NGA Shqipëri