Xhaçka zëvendëspresidente e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës
BKT
Shqipëri

Xhaçka zëvendëspresidente e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

E.Hoti/RTKlive

Deputetja e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Olta Xhaçka, është zgjedhur sot në mënyrë unanime zëvendëspresidente e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare për mbrojtjen e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës në Evropë.

Në një postim në rrjete sociale pas zgjedhjes, Xhaçka u shpreh e nderuar për besimin e dhënë dhe theksoi se kjo nuk është thjesht një detyrë e re, por një mesazh i qartë besimi ndaj Shqipërisë si një vend me zë, peshë dhe vizion.

“Kjo detyrë sjell përgjegjësi të qarta: të forcoj zërin e vendit tim në mbrojtje të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut”, tha Xhaçka në një postim në Facebook.

Ajo theksoi gjithashtu angazhimin për të mbështetur Kosovën në rrugën drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

“Do të angazhohem me përkushtim për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejt anëtarësimit, për të qëndruar pranë Ukrainës në përpjekjet për drejtësi dhe paqe, si dhe për të nxitur reformat që e bëjnë Shqipërinë një partnere gjithnjë e më të besueshme”, ka shkruar  ajo.


MË SHUME NGA Shqipëri