Suedia e fton yllin e ri të Barcelonës për të luajtur kundër Kosovës
BKT
Sport

Suedia e fton yllin e ri të Barcelonës për të luajtur kundër Kosovës

Ylli i ri i Barcelonës, Roony Bardghji, është ftuar për herë të parë në Kombëtaren e Suedisë për ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2026 ndaj Zvicrës dhe Kosovës.

Nëntëmbëdhjetë vjeçari, i cili luan në krahun e djathtë, ka bërë njëmbëdhjetë paraqitje me ekipin U21 të Suedisë dhe ka startuar dy herë në LaLiga për Barcelonën që nga transferimi nga FC Copenhagen verën e kaluar.

Trajneri i Suedisë, Jon Dahl Tomasson, ka treguar se është impresionuar nga i riu.

“Është e jashtëzakonshme që një lojtar kaq i ri të marrë kaq shumë minuta në një klub kaq të madh. Ai ka një motivim të jashtëzakonshëm dhe dëshiron të jetë më i miri. Kjo është diçka që e vlerësoj shumë tek një sportist. Edhe pse i ri, luan në Barcelonë me të gjithë presionin që ekziston atje”, ka thënë Tomasson.

Bardghji, i lindur në Kuvajt dhe pjesë e akademisë së Malmos në të kaluarën, tani ka mundësinë të bëjë emër me tifozët suedezë, pasi ekipi kombëtar kërkon pikë pas një shtatori zhgënjyes, ku Suedia ka humbur ndaj Kosovës dhe ka barazuar me Slloveninë, duke zënë vendin e tretë në Grupin C, pesë pikë pas Zvicrës.

Përveç Bardghjit, në listë vërehen edhe mungesa: portieri veteran Robin Olsen ka lënë përfaqësuesen dhe refuzon të punojë me Tomasson, ndërsa Dejan Kulusevski nuk do të luajë për shkak të një lëmdimi në gju.

Suedia fillimisht ndeshet me Zvicrën me 10 tetor, ndërsa më 13 tetor përballet me Kosovën. 

LISTA E PLOTË E SUEDISË:
Portierë: Viktor Johansson, Kristoffer Nordfeldt, Noel Tornqvist.
Mbrojtës: Gabriel Gudmundsson, Hjalmar Ekdal, Isak Hien, Emil Holm, Carl Starfelt, Victor Lindelof, Ken Sema, Daniel Svensson, Gustaf Lagerbielke.
Mesfushorë: Yasin Ayari, Roony Bardghji, Alexander Bernhardsson, Jesper Karlstrom, Hugo Larsson, Anton Saletros, Lucas Bergvall, Niclas Eliasson.
Sulmues: Anthony Elanga, Viktor Gyokeres, Alexander Isak, Jordan Larsson, Benjamin Nygren.