Gjeneral Jashari priti Komandantin e KFOR-it në takim lamtumirës
BKT
Lajme

Gjeneral Jashari priti Komandantin e KFOR-it në takim lamtumirës

RTKlive

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur sot në një takim lamtumirës Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Enrico Barduani.

Sipas njoftimit të FSK-së, gjeneral Jashari shprehu falënderimin dhe mirënjohjen për shërbimin e Gjeneral Barduanit gjatë mandatit të tij në krye të KFOR-it, duke vlerësuar lartë bashkëpunimin dhe kontributin e tij për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë.

Gjatë bisedës, të dy gjeneralët diskutuan për zhvillimet në FSK, përfshirë trajnimet, stërvitjet, operacionet dhe aktivitetet e tjera të kësaj force, si dhe për sfidat e ardhshme. Temë e takimit ishte edhe situata aktuale e sigurisë në vend dhe rajon.

Në përmbyllje të takimit, u theksua rëndësia e vazhdimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet FSK-së dhe KFOR-it, si një garanci për sigurinë dhe paqen në Kosovë dhe në rajon.


MË SHUME NGA Lajme