Drita nis garat në Conference League me barazim në Finlandë
BKT
Sport

Drita nis garat në Conference League me barazim në Finlandë

Uran Krasniqi/RTKLive

(E plotësuar, 20:43) - Skuadra e Dritës së Gjilanit ka nisur aventurën e saj në Conference League me një barazim 1-1 në transfertë ndaj KuPS, në ndeshjen e zhvilluar të enjten.

Trajneri Zekerija Ramadani dhe lojtarët e tij kanë arritur të marrin një rezultat pozitiv përballë vendasve, pas një takimi të vështirë në Finlandë.

Pjesa e parë është mbyllur pa gola, me KuPS që ka dominuar posedimin e topit, por pa krijuar rrezik serioz para portës së Dritës.

Rastin më të mirë për gol e pasur Drita në minutën e tridhjetë e katërt, kur Arb Manaj ka gjuajtur nga afërsia, por tentativa e tij është ndalur nga portieri Johannes Kreidl. Edhe vendasit e kanë pasur një mundësi të pastër në fillim të ndeshjes, por portieri Maloku ka reaguar me sukses.

KuPS ka kaluar në epërsi në minutën e shtatëdhjetë e pestë, me golin e Piotr Parzyszëk, pas një kontrolli të mirë dhe një goditje drejt cepit të sipërm të portës. Megjithatë, Drita nuk ka lejuar që epërsia e vendasve të zgjasë shumë. Në minutën e tetëdhjetë e një, Blerton Sheji ka shërbyer Dabiqajn me një centrim të saktë, i cili pastaj e ka goditur topin me kokë drejt cepit të poshtëm të portës për ta barazuar rezultatin 1-1.

Drita barazon rezultatin ndaj KuPS

Drita ka arritur të bëjë që epërsia e KuPS të mos zgjasë shumë. E ka barazuar rezultatin.

Ka qenë minuta e tetëdhjetë e tetë kur Blerton Sheji ka bërë një centrim të saktë, ndërsa Albert Dabiqaj e ka goditur topin me kokë nga afërsia drejt cepit të poshtëm të portës për ta shënuar golin e barazimit.

KuPS kalon në epërsi ndaj Dritës

Skuadra finlandeze KuPS ka kaluar në epërsi ndaj Dritës.

Ka qenë minuta e shtatëdhjetë e pestë e ndeshjes kur Piotr Parzyszëk ka arritur të shënojë. 

Edhe në pjesën e dytë të ndeshjes, vendasit kanë vazhduar të dominojnë lojën me posedim të topit, duke e mbajtur kontrollin mbi ritmin e takimit.

KuPS dhe Drita e mbyllin pjesën e parë pa gola

Pjesa e parë e ndeshjes mes KuPS dhe Dritës në kuadër të Conference League është mbyllur pa gola.

Gjatë dyzet e pesë  minutave të para, skuadra finlandeze ka dominuar në posedim të topit, por nuk ka arritur të krijojë rrezik serioz para portës së gjilanasve.

Rastin më të mirë për gol e ka pasur Drita në minutën e tridhjetë e katërt, kur Arb Manaj ka gjuajtur nga afërsia, por tentativa e tij është ndalur nga portieri Johannes Kreidl.

Në minutat e para të ndeshjes skuadra finlandeze ka pasur një rast poashtu të pastër, po ku portieri Maloku ka qenë në vendin e duhur dhe e ka pritur.  

Nis ndeshja KuPS - Drita

Ka nisur ndeshja e parë e Dritës në Conference League, ku skuadra gjilanase po përballet me skuadren finalendeze KuPS, ndeshje e cila po transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Kjo është hera e parë që Drita luan në një prej tri garave evropiane të klubeve pas kualifikimit historik.

Në këtë fazë të hershme të kompeticionit, Drita do të zhvillojë gjithsej gjashtë ndeshje, tri si mysafire dhe tri të tjera si vendase.

Ndërkohë, në të njëjtën kohë po luhet edhe ndeshja tjetër e kësaj gare mes Shkëndijës së Tetovës dhe skuadrës spanjolle Rayo Vallecano. Më vonë Drita dhe Shkëndija do të përballen mes vete gjithashtu në kuadër të Conference League.

KuPS - Drita, formacionet

Janë publikuar formacionet e ndeshjes së Conference League ndërmjet KuPS dhe Dritës.No description available.