RTK reagon ndaj piratërisë së ndeshjes sportive
BKT
Lajme

RTK reagon ndaj piratërisë së ndeshjes sportive

RTKlive

Radio Televizioni i Kosovës, si transmetues publik dhe si mbajtës ekskluziv i Pakos A të të drejtave për transmetimin e ndeshjeve të garave të UEFA-s në Kosovë, shpreh indinjatën dhe shqetësimin më të madh lidhur me shkeljen flagrante të këtyre të drejtave gjatë ndeshjes KUPS – Drita, e zhvilluar së fundi.

Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, dy operatorë kabllorë – Kujtesa dhe IPKO – nuk e kanë ndërprerë sinjalin ndërkombëtar, duke lejuar shpërndarjen ilegale të ndeshjes, dhe duke cenuar në mënyrë të drejtpërdrejtë të drejtën ekskluzive të RTK-së.

Ky veprim paraqet: 

Shkelje të rëndë të ligjit për të drejtat e autorit dhe të drejtave të përafërta; 

Shkelje të rregullave të qarta të UEFA-s dhe marrëveshjeve kontraktuale; 

Dëm serioz financiar dhe reputacional për RTK-në si institucion.

Në këtë kontekst, kërkojmë nga Këshilli i Pavarur i Mediave (KPM) që të ndërmarrë menjëherë masa ndëshkuese dhe të bllokojë urgjentisht operatorët në fjalë nga praktika të tilla të paligjshme dhe të papërgjegjshme.

RTK nuk do të tolerojë asnjë shkelje të të drejtave të saj ekskluzive dhe pret veprim të menjëhershëm nga KPM, në të kundërtën do të jemi të detyruar të ndjekim rrugët tjera ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare.


MË SHUME NGA Lajme