Filloi vaksinimi kundër gripit sezonal në qendrat e mjekësisë familjare
BKT
Lajme

Filloi vaksinimi kundër gripit sezonal në qendrat e mjekësisë familjare

Sh.G|RTKlive

Vaksinimi kundër gripit sezonal ka nisur që nga data 1 tetor në të gjitha qendrat e mjekësisë familjare në vend. Kështu është bërë e ditur në programin e mëngjesit në RTK, ku i ftuar ishte Dr. Rushit Ismajli, mjek familjar, i cili foli për rëndësinë e vaksinimit në këtë periudhë.

“Covid 19 natyrisht që është prezent, por nuk është i fortë si në fillimet e tij, trupat tonë tashmë kanë fituar mekanizma që të vetë mbrohen nga ky virus se nuk i marrim më masat që të konstatojmë nëse është apo jo, e trajtojmë si virusat e tjerë”, tha mjeku Ismajli.

Ai shtoi se aktualisht janë rreth 200 viruse që shkaktojnë probleme respiratore, dhe se simptomat e tyre janë të ngjashme me ato të COVID-19 dhe gripit.

“Janë diku 200 viruse që krijojnë probleme respiratore dhe nuk ndryshojnë shumë. Të njëjtën gjë e shkakton edhe kovidi e edhe influenca. Influenca është më impotenja, më e rrezikshmja nga të gjitha për momentin, pastaj vjen covidi. Ifluenca është gripi, është virusi i influencës A, B që tashmë i kemi edhe vakcinat kundër virusit A dhe B dhe atë e kam marrë edhe unë dhe ju rekomandoj që ta merrni edhe ju”, theksoi Dr. Ismajli.

Ai paralajmëroi që ndonëse COVID-19 është më pak agresiv, nuk duhet neglizhuar, sidomos kur bëhet fjalë për grupet më të rrezikuara.

“Gratë shtatzëna, foshnjet, të moshuarit që kanë edhe probleme të tjera shëndetësore”, janë, sipas tij, kategoritë që vazhdojnë të mbesin më të ndjeshme ndaj virusit dhe duhet të jenë më të kujdesshme.

Vaksinimi kundër gripit sezonal është pa pagesë dhe rekomandohet veçanërisht për grupet e rrezikut. Ai do të vazhdojë në të gjitha qendrat e mjekësisë familjare gjatë sezonit të vjeshtës dhe dimrit.


MË SHUME NGA Lajme