Ambasada Britanike: Duhen masa urgjente për të garantuar sigurinë e gjyqtar
BKT
Shqipëri

Ambasada Britanike: Duhen masa urgjente për të garantuar sigurinë e gjyqtar

RTKlive

Ambasada e Britanisë së Madhe ka reaguar në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, ngjarje që ndodhi një ditën më parë në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit në Tiranë.

Ambasada britanike, në një reagim në rrjetet sociale Facebook, ka dënuar ngjarjen duke theksuar se “jemi thellësisht të pikëlluar nga vdekja tragjike e gjyqtarit Astrit Kalaja”.

“Dënojmë fuqishëm aktin e dhunës dhe bëjmë thirrje për masa urgjente për të garantuar sigurinë e gjyqtarëve dhe integritetin e gjykatave”, u shpreh ambasada britanike.

Ambasada britanike i shprehu ngushëllimet familjes, miqve dhe kolegëve të gjykatësit Astrit Kalaja.

Në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë pasditen e djeshme u qëllua me armë zjarri gjyqtari Astrit Kalaja, i cili për pasojë humbi jetën. Nga të shtënat u plagosën gjithashtu dy persona të tjerë, palë në një proces gjyqësor.

 


MË SHUME NGA Shqipëri