Moti sot, kryesisht i vranët dhe me reshje shiu
BKT
Lajme

Moti sot, kryesisht i vranët dhe me reshje shiu

RTKlive

Mbi vendin tonë të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Gjatë ditës do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 4 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8 deri në 11 gradë Celsius, raporton RTKlive.

Nga e enjtja pritet stabilizim gradual i kushteve meteorologjike, me intervale me diell dhe rritje të lehtë të vlerave termike, si në temperaturat minimale ashtu edhe ato maksimale.

Në fundjavë, sipas IHKM-sëmoti parashihet më i qëndrueshëm, me kushte të favorshme për veprimtari bujqësore dhe udhëtime.


MË SHUME NGA Lajme