Ka përfunduar bastisja në vendbanimin e Fatmir Shehollit
BKT
Lajme

Ka përfunduar bastisja në vendbanimin e Fatmir Shehollit

Edina Avdiu| RTK

(E plotësuar) Ka përfunduar bastisja në vendbanimin e të dyshuarit, Fatmir Sheholli, i cili është arrestuar nën dyshimet për spiunazh.

Policia ka larguar nga vendi i ngjarjes provat materiale që mund të lidhen me hetimet.

Autoritetet vijojnë punën për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të siguruar të gjitha materialet që mund të ndihmojnë në procedimin e çështjes.

Bastisje në vendbanimin e të dyshuarit, Fatmir Sheholli

Njësitë relevante të Policisë së Kosovës janë duke kryer bastisje në vendbanimin e të dyshuarit, Fatmir Sheholli, i cili është arrestuar të enjten nën dyshimet për spiunazh.

Bastisjet po kryhen me qëllim të sigurimit të provave të tjera materiale, raporton RTKlive.

Operacioni i arrestimit është kryer edhe me asistencë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.


MË SHUME NGA Lajme