KQZ akrediton 28 media vendore dhe ndërkombëtare për Zgjedhjet Lokale
BKT
Lajme

KQZ akrediton 28 media vendore dhe ndërkombëtare për Zgjedhjet Lokale

RTKLive

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mbajti të premten mbledhjen e 66-të të këtij viti dhe akreditoi 28 media vendore dhe ndërkombëtare për të vëzhguar Zgjedhjet Lokale për kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale më 12 tetor 2025.

Sipas njoftimit për medie, vendimi u mor me procedurë qarkulluese, ndërsa paraprakisht Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike kishte rekomanduar akreditimin e këtyre organizatave "pas vlerësimit të dokumentacioneve të dorëzuara dhe informacioneve nga burime të ndryshme, përfshirë Këshillin e Pavarur për Media dhe Këshillin e Mediave të Shkruara në Kosovë".

Mediat vendore të akredituara:

RTV PULS D.O.O – 7 vëzhgues

Radio KM – 5 vëzhgues

TV Most DOO – 13 vëzhgues

Kontakt Kosovska Mitrovica / Kontakt Plus Radio – 9 vëzhgues

TV Gracanica – 9 vëzhgues

Lekë Musolli B.I. – 3 vëzhgues

Raporto24.com – 1 vëzhgues

Radio Kim – 6 vëzhgues

GracanicaOnline.info – 4 vëzhgues

Alternativna – 1 vëzhgues

TV Herc – 9 vëzhgues

Vendi Sot – 1 vëzhgues

Expose Media – 7 vëzhgues

Medija centar Caglavica – 4 vëzhgues

E Perditshmja BotaSote Re – 1 vëzhgues

Mitropol Media Sh.P.K – 2 vëzhgues

R Media L.L.C. – 2 vëzhgues

Mediat ndërkombëtare të akredituara:

PRVA TV, Beograd – 2 vëzhgues

Nova.rs, Beograd, Serbia – 1 vëzhgues

Mondo INC d.o.o. / Kurir televizija – 2 vëzhgues

Tanjug novinska agencija – 5 vëzhgues

VideoPlus doo – 2 vëzhgues

Radio-televizija Srbije – 8 vëzhgues

Danas – 1 vëzhgues

Insajder televizija – 2 vëzhgues

Nina Media Kliping – 1 vëzhgues

Rtv Vojvodina – 2 vëzhgues

MTVA – Državna Mađarska Televizija – 2 vëzhgues

Sipas njoftimit për medie, vendimi i KQZ-së vjen në një kohë kur transparenca dhe monitorimi i procesit zgjedhor konsiderohen thelbësore për besueshmërinë dhe liritë e zgjedhjeve. Akreditimi i këtyre mediave synon të sigurojë që qytetarët të kenë qasje në informacione të sakta dhe të plota gjatë procesit zgjedhor, si dhe të mundësojë një mbikëqyrje të pavarur dhe objektive nga organizatat dhe gazetarët vendas dhe ndërkombëtarë, thuhet në njoftimin e KQZ-së.


MË SHUME NGA Lajme