07:04 / 12.10.2025
Moti në Shqipëri, i kthjellët dhe me vranësira të pakëta
rtsh
Shqipëria sot do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pa përjashtuar vranësira të pakta kalimtare nga orët e mesditës e pasdite kryesisht në relievet kodrinore – malore.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8m/s, ndërsa përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare e kryesisht në atë veriperëndimorë pritet të fitojë shpejtësi 12m/s.
Deti do të jetë i valëzimit me forcë 1-2 ballë.























