Krasniqi: Pjesëmarrja e qytetarëve vendos për të ardhmen e komunave
RTKlive
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Meliza, ka votuar sot në orën 10:00 në Shkollën Fillore "Hasan Prishtina".
Ai i ka ftuar të gjithë qytetarët që të dalin dhe të votojnë për udhëheqësit e komunave.
Krasniqi theksoi se zgjedhjet lokale janë për qytetarët dhe pjesëmarrja e tyre është vendimtare.
“Katër vitet e ardhshme përcaktohen nga verdikti i qytetarëve. Besoj se kjo do të jetë një ditë e mirë dhe një proces zgjedhor shembullor, siç kemi pasur edhe më parë,” tha ai.
Krasniqi ka folur edhe për mundësinë në balotazh për Prishtinën.
“Besoj që do të votojmë me datën 9 nëntor në raundin e dytë edhe këtu në Prishtinë, por edhe në vende tjera. Ndërsa po ashtu shpresoj se jo më larg në dhjetor do të votojmë edhe për zgjedhjet parlamentare”, tha ai.
























