09:43 / 14.10.2025
Sonte Shqipëri-Jordani, kuqezinjtë synojnë fitore
F.B/RTKLive
Kombëtarja shqiptare sonte do të përballet me Jordaninë, në një sfidë miqësore.
Kuqezinjtë dhe Jordania do të masin forcat në ‘Air Albania’, ndeshje që nis në orën 19:00.
Shqipëria në miqësoren ndaj Jordanisë vjen pas fitores së madhe kundër Serbisë, ndeshje e zhvilluar pak ditë më parë në Leskovc.
Kuqezinjtë mbrëmë nën drejtimin e Sylvinhos kanë zhvilluar stërvitjen e fundit para duelit të sotëm dhe se të gjithë futbollistët janë të gatshëm për sfidën me Jordaninë.
Sipas medieve shqiptare, atmosfera tek kombëtarja shqiptare është shumë e mirë dhe pozitive.























