Maqedonci në Uashington në Panairin e Industrisë së Mbrojtjes
BKT
Lajme

Maqedonci në Uashington në Panairin e Industrisë së Mbrojtjes

V.Th / RTKLive

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, po merr pjesë në Konferencën Vjetore dhe Panairin e Industrisë së Mbrojtjes “AUSA 2025”, që po zhvillohet në Uashington D.C., në kuadër të shënimit të 250-vjetorit të themelimit të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

I ftuar nga Asociacioni i Ushtrisë Amerikane (AUSA), ministri Maqedonci po përfaqëson Kosovën në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare, ku janë të pranishëm përfaqësues nga 92 vende të botës.

Panairi “AUSA 2025”, i organizuar në kryeqytetin amerikan, shërben si një platformë strategjike që bashkon liderë të lartë ushtarakë, inovatorë të industrisë së mbrojtjes, politikbërës dhe delegacione ndërkombëtare. Ngjarja do të zgjasë tre ditë dhe ofron mundësi për të eksploruar teknologjitë më të avancuara në fushën ushtarake, si dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Pjesëmarrja e Kosovës në këtë konferencë synon shqyrtimin e mundësive për zhvillimin e mëtejshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në përputhje me nevojat, prioritetet dhe standardet bashkëkohore të mbrojtjes.


MË SHUME NGA Lajme