Rekord vizitorësh, Rama: Mbi 1.2 milion turistë deri në shtator
BKT
Shqipëri

Rekord vizitorësh, Rama: Mbi 1.2 milion turistë deri në shtator

RTKlive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se në destinacionet kulturore dhe historike shqiptare janë regjistruar 1,259,774 vizitorë, që përfaqëson një rritje prej 57% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rama përmes një postimi në Facebook, ka thënë se këto shifra rekord janë dëshmi e potencialit të jashtëzakonshëm që Shqipëria ofron në fushën e turizmit kulturor dhe historik

Sipas të dhënave të publikuara, sitet më të vizituara gjatë kësaj periudhe janë:

Parku Arkeologjik i Butrintit – 257,670 vizitorë

Kalaja e Gjirokastrës – 253,407 vizitorë

Parku Arkeologjik i Shkodrës – 150,927 vizitorë

Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë – 147,178 vizitorë

Parku Arkeologjik i Apolonisë – 109,669 vizitorë

 


MË SHUME NGA Shqipëri