Shqipëria drejton sesionin e 45-të të NSPA për helikopterët
BKT
Shqipëri

Shqipëria drejton sesionin e 45-të të NSPA për helikopterët

E.Hoti/RTKlive

Zëvendës Komandanti i Forcës Ajrore të Shqipërisë, kolonel Luan Sadiku, në cilësinë e kryesuesit (Chairperson), ka drejtuar sesionin e 45-të të Komitetit të Avionëve me Krahë të Rrotullueshëm (RWA) të Agjencisë së Mbështetjes dhe Prokurimit të NATO-s (NSPA), i zhvilluar më 13-14 tetor në Luksemburg.

Gjatë vitit 2025, Shqipëria mban kryesimin e këtij komiteti, duke forcuar pozicionin e saj në fushën e mbështetjes, mirëmbajtjes dhe operimit të helikopterëve të NATO-s.

“Kjo është një dëshmi e qartë e profesionalizmit dhe përkushtimit të personelit shqiptar në strukturat ndërkombëtare të Aleancës”, theksohet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë.


MË SHUME NGA Shqipëri