20:25 / 15.10.2025
Von der Leyen, nuk mban konferencë për medie për shkak të procesit zgjedhor
RTK
Arsyeja për mosmbajtjen e konferencës për medie të presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në Kosovë, është për shkak të procesit zgjedhor në vijim, kanë bërë të ditur nga zyra e shtypit të Komisionit Evropian, duke e vlerësuar praktikë të zakonshme të këtij institucioni.
Për të njëjtën arsye, shefja e Komisionit Evropian nuk do mbajë konferencë në Maqedoninë e Veriut ku qëndron pas vizitës në Kosovë, duke e përmbyllur edhe turneun vjetor ballkanik.























