KQZ: Numërimi i votave drejt fundit, rezultatet përfundimtare afër
BKT
Lajme

KQZ: Numërimi i votave drejt fundit, rezultatet përfundimtare afër

V.S|RTKlive

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se është në fazën përfundimtare të aktiviteteve të cilat duhet të zhvillohen pas ditës së votimit për të ardhur deri te shpallja e rezultateve përfundimtare.

Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së tha se në 38 Qendrat Komunale të Numërimit brenda 6 ditëve janë verifikuar rezultatet për 2,571 vendvotime të rregullta nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe rezultatet për subjektet politike nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale, si dhe është bërë numërimi i votave të kandidatëve nga zgjedhjet për Kuvende Komunale.

“Gjatë ditës së sotme, e hënë, planifikohet të përmbyllet numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, një proces i cili ka filluar të premten pasdite. Pas tyre, në radhë për t’u numëruar janë fletëvotimet që i takojnë votimit me kusht, i mundësuar në 54 vendvotime me kusht në 38 komuna dhe fletëvotimet nga votimi i personave me nevoja të veçanta, i cili është mundësuar jashtë vendvotimeve përmes ekipeve mobile”, tha ai.

Ka treguar se në votimin me kusht janë më shumë se 2,100 zarfe me fletëvotime që i takojnë zgjedhjeve për kryetar komunash e atyre për Kuvende Komunale, ndërkaq numri i votuesve të regjistruar me nevoja të veçanta është më shumë se 3,400.


MË SHUME NGA Lajme