Samiti i Procesit të Berlinit në Londër, Rama pritet nga homologu britanik
BKT
Shqipëri

Samiti i Procesit të Berlinit në Londër, Rama pritet nga homologu britanik

N.M. /RTKlive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pritur nga homologu britanik, Keir Starmer në nisje të samitit të Procesit të Berlinit, i mbajtur në Londër.

Rama, në një postim në Facebook, ka publikuar pamje nga takimi me Starmer dhe nisja e takimit, ku kreu i qeverisë shqiptare së bashku me liderët rajonalë janë ulur në tryezën e bisedimeve me kryeministrin britanik dhe kancelarin gjerman Merz.

Në këtë takim merr pjesë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, edhe liderë të tjerë të Ballkanit Perëndimor.

 

 


MË SHUME NGA Shqipëri