‘Real-Juve, do të prodhojë një duel dramatik’
BKT
Sport

‘Real-Juve, do të prodhojë një duel dramatik’

F.B/RTKLive

Elita e futbollit evropian vazhdon sonte me sfidat e radhës në kuadër të rrethit të tretë, ku ndeshja kryesore e ditës është pa dyshim Real Madrid – Juventus, përballje që luhet në “Santiago Bernabeu” dhe mund të ndiqet direkt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Reali i Madridit synon të regjistrojë një tjetër fitore në garën më të madhe evropiane, ndërsa Juventus, skuadër ku luan edhe sulmuesi kosovar Edon Zhegrova, kërkon fitoren e parë këtë sezon në Ligën e Kampionëve.

Analistët e RTK-së e parashikojnë këtë përballje si një duel dramatik. Ramiz Krasniqi, trajner i njohur kosovar, thotë se dueli mes ‘Los Blancos’ dhe ‘Zonjës së Vjetër’, do të sjellë një ndeshje spektakolare. Sipas tij, Reali është favorit në këtë duel.

“Është një ndeshje spektakolare. Edhe pse Juventusi po kalon vështirësi këtë sezon, mbetet një skuadër e madhe. Reali, me lojtarë si Mbappe dhe Vinicius, duket favorit, por futbolli gjithmonë mund të sjellë befasi”, tha ai.

Edhe ish-portieri kosovar, Kushtrim Mushica, e sheh këtë përballje si një mundësi për Juventusin të rikthehet në formë më të mirë.

“Real Madrid është një skuadër e madhe që nuk fal në Ligën e Kampionëve. Kjo do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për Juve, por parametrat e të dyja skuadrave premtojnë një duel interesant dhe dramatik”, theksoi Mushica.

Ndeshja fillon në orën 21:00, dhe të gjithë tifozët e futbollit mund ta ndjekin ekskluzivisht në RTK.